Tradita e ndjekur nga Kylie Jenner, detaji i veçantë që askush nuk e ka ditur pas lindjes së vajzës së saj

Rreth 6 muaj më parë Kylie Jenner solli në jetë vajzën e saj të parë, Stormi Webster. Por që nga lindja e së voglës nëna e Kylie, Kris Jenner ka zbuluar për publikun një detaj shumë interesant. Në një intervistë për “Fox’s OBJECTified”, Kris ka thënë se për të gjashtë fëmijët e saj ka ndjekur një traditë dhe këtë e ka trashëguar edhe tek Kylie.

Në vitin 1997, kur lindi Kylie, nëna e saj e kia veshur me një fustan dhe mbuluar me batanije pas daljes nga materniteti. Dy dekada më vonë, Kylie i veshi vajzës së saj Stormi të njëjtat rroba. “Kur Kylie ishte shtatzëne i dhashë të gjitha veshjet e saj dhe Stormi i veshi kur doli nga spitali”, – ka thënë Kris.

Share With:
Translate »
631 Views