Tragjedi në Kosovë, dy fëmijë të mitur humbin jetën nga zjarri në shtëpi

Një tragjedi është shënuar mëngjesin e sotmën në Gjakovë, Kosovë, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se brenda banesës janë djegur dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç. Mediat vendase bëjnë me dije se fëmijët ishin brenda në banesë kur ka rënë zjarri dhe nuk kanë mundur të dalin.

“Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuar njoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri.

Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje  ta lokalizojne zjarrin  dhe sipas zjarrefikesave dyshohet  se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur).

Ne vendngjarje jane dalur te gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit” ka njoftuar policia.

Forca të shumta të zjarrfikëses po punojnë për të vërë të mundur nxjerrien e fëmijëve nga shtëpia e djegur.

Screenshot 15 6

Share With:
Translate »
30 Views