Tragjedi në ujërat greke, mbytet gruaja dhe tre fëmijë: Gomonia po vinte nga Turqia

Katër trupa të pajetë, tre të mitur dhe një grua, janë nxjerrë deri më tani në breg në zonën pranë ishullit Chios në Greqi, pasi një varkë me 27 emigrantë u mbyt në mëngjes, raporton abcnews.al.

Sipas Rojes Bregdetare, janë shpëtuar 22 persona (14 burra, 7 gra dhe një fëmijë), kurse një tjetër është ende i zhdukur.  Autoritetet u njoftuan për incidentin në orën 6:10 të mëngjesit, kur pasagjerët thirrën 112 dhe thanë se po fundoseshin.

Sipas “Kathimerini“, menjëherë pas telefonatës, autoritetet kanë bërë një skanim të antenave celulare për të kuptuar se nga cila zonë erdhi thirrja. Fillimisht në vendngjarje shkoi një luftanije  Gjermane dhe më pas anijet e marinës greke.

Sipas informacioneve, gomoniua kishte një kapacitet prej 10 personash, por në të kishin hipur 27 persona, si pasojë i është shkëputur tërësisht fundi dhe të gjithë kanë rënë në det. Asnjë nga emigrantët nuk kishte veshur jelek shpëtimi.

Operacioni, i cili vazhdon, përfshin dy anije detare, një helikopter super puma, një helikopter të ushtrisë greke, një anije të forcave të NATO-s, tre anije peshkimi dhe tre anije lundruese.

Share With:
Translate »
183 Views