Tragjike/ 15-vjeçarja bie për vdekje nga 12 metra lartësi, po bënte “selfie” në ballkon

Një 15-vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi u rrëzua nga 12 metra lartësi në Turqi, teksa po bënte një foto.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Ortaca, të provincës Mugla, ndërsa raportohet se adoleshentja ishte duke bërë fotografi në ballkonin e banesës së saj, kur telefoni i ka rënë nga dora. Në përpjekje për ta kapur ajo ka humbur ekuilibrin, duke u rrëzuar në tokë.

Kamerat e sigurisë kapën momentin e tmerrshëm, ndërsa e mitura u përplas fillimisht me një burrë që po kalonte rrugën dhe më pas, ka rënë në asfalt.

Vajza u identifikua si Melike Gun Kanavuzlar, ndërsa menjëherë pas ngjarjes u lajmërua ambulanca. 15-vjeçarja u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Tragjike/ 15-vjeçarja bie për vdekje nga 12 metra lartësi, po

Share With:
Translate »
53 Views