TRAGJIKE! Dy javë në luftë për jetën, ndërron jetë e mitura që u plagos gjatë masakrës në shkollën serbe

Dy javë më parë Serbia u trondit nga masakra e ndodhur në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar, ku 9 persona ndërruan jetë.

Ky bilanc është rënduar ditën e sotme, pasi një nga të plagosurit ka ndërruar jetë duek e çuar numrin e të vdekurve në 10.

Mësohet se ka ndërruar jetë një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd. Ajo mori plagë të rënda dhe prej ditësh ishte në gjendje të rëndë, pas sulmit me armë zjarri që 14-vjeçari kreu në shkollë.iu nënshtrua plagëve të cilat i morri gjatë të shtënave në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, njofton televizioni serb, RTS.

Siç njoftoi Ministria  serbe e Shëndetësisë, pacientja e cila po trajtohej në Klinikën Universitare të Fëmijëve në Tirshovë me lëndime të rënda në kokë, të rrezikshme për jetën, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pavarësisht ndërhyrjes urgjente kirurgjikale dhe të gjitha masave të trajtimit intensiv.

Share With:
Translate »
66 Views