Tragjike, humbin jetën 4 fëmijë ishin duke lozur me kështjellë ajri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku kanë humbur jetën 4 fëmijë teksa ishin duke lozur.

Mediat e huaja raportojnë se fëmijët ishin duke luajtur me një kështjellë me ajër mëngjesin e kësaj të enje kur era e ka ngritur kështjellën në ajër duke i ngritur 10 metra lart dhe më pas u përplas në tokë.

Policia tha se fëmijët kishin rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Dy djem dhe dy vajza të moshave 10-12 vjeç humbën jetën nga ky aksident tragjik.

“Një erë erë thuhet se kishte bërë që kështjella kërcyese dhe topat e fryrë të ngriheshin në ajër,” tha Komisioneri i Policisë Tasmanian Darren Hine.

Share With:
Translate »
168 Views