Tragjike/ Kishin shkuar për t’u larë, dy fëmijët mbyten në liqenin artificial

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku dy fëmijë të mitur janë mbytur në liqen.

Raportohet se tre fëmijë kishin shkuar për t’u larë në liqenin artificial në Milloshevë, por fatkeqësisht dy prej tyre u nxorrën të pajetë, ndërsa njëri mbijetoi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar për mediat se fëmija i parë u nxor nga një fshatar, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga ai dhe policia, i mituri nuk arriti dot të mbijetonte.

Më pas, u raportua edhe vdekja e fëmijës së dytë, i cili u nxorr i pajetë nga liqeni.

Kelani deklaroi se fëmijët ishin të moshës 9 deri në 11-vjeç dhe kishin lidhje familjare ose miqësie midis tyre.

Ai tha:

Më lejoni që në emër të pólicisë së Kosovës t’iu shprehim ngùshëllime familjes. Në këtë rast të cilësuar si hetim mbi vdékjen, kanë humbur jetën dy fëmijë. Fillimisht dua t’iu them që Pólicia e Kosovës rreth orës 15:00 ka pranuar në informacion se në një liqen artificial që gjendet prapa nesh, 3 fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informacionet e para thuhet se 2 prej tyre kanë hyrë në liqen dhe nuk kanë mundur të dalin, më pastaj një fshatar këtu ka marrë veprime dhe njërin ka arritur ta nxjerrë nga lumi. Pólicia ka arritur në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i jep ndihmën e parë, fatkeqësisht në këtë rast është konstatuar se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 kanë arritur të nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet e nevojshme dhe ekipet emergjente të FSK-së, kanë bërë të pamundur që fëmijët t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë nga ky liqe, por dy fëmijë fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njëri prej tyre ka arritur të shpëtojë. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës nga 9 deri në 11 vjeçar. Informacionet e para tregojnë se kanë lidhje familjare apo miqësie mes veti por këto janë vetëm informacionet e para.

Share With:
Translate »
1743 Views