Tre arsyje që mund të dërgojnë në abort në tremujorin e parë të shtatzënisë suaj

Përjetimi i një aborti spontan në tremujorin e parë mund të jetë një përvojë sfiduese dhe një nga aspektet më të vështira për të përcaktuar shkakun.

Por, siç thekson Anita Somani, OB, “konceptimi nuk është një proces i përsosur” shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Kur bëhet fjalë për të kuptuar pse ndodhin abortet spontane të tremujorit të parë, mund të jetë e dobishme të dini se cilët faktorë kontribuojnë në to.

Por, disa studiuesit kanë arritur të identifikojnë disa arsyje të mundshme.

Sipas tyre, abortedtmund të varen nga disa faktorë:

-Anomalitë kromozomale

Anomalitë kromozomale janë shkaku më i zakonshëm i abortit të hershëm, thotë Dr.Somani. Në fakt, hulumtimet tregojnë se anomalitë kromozomale përbëjnë 50% deri në 70% të abortit në tremujorin e pare.

Shembull, kur embrionit i mungojnë një palë kromozome (nullizomi), embrioni nuk mund të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme dhe ka të ngjarë të rezultojë në një abort.

-Infeksionet

Hulumtimet sugjerojnë se infeksionet e parandalueshme mund të përbëjnë deri në 15% të aborteve të hershme.

-Kushtet tjera shëndetësore

Mundësia për abort spontan rritet kur jeni në një gjendje jo të menaxhuar mirë. Në këtë grup hyjnë diabeti, presioni i lartë i gjakut ose sëmundjet autoimune.

Share With:
Translate »
116 Views