Tre muaj pasi u bë nënë, Ajola Xoxa bën dedikimin e ndjerë për familjen!

Familja është gjëja më e rëndësishme dhe këtë e ndjen akoma më shumë veçanërisht kur bëhesh prind.

Që pas lindjes së djalit Kajan më 6 tetor të 2018-s, Ajola Xoxa, u bë më e hapur për publikun përmes rrjeteve sociale.

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ndan prej kohësh momente gëzimi me të birin, gjatë punës, nga udhëtimet apo festat.

Mëngjesin e kësaj të premteje, Ajola ndau një shprehje në anglisht kushtuar familjes së saj:

“Duaj fuqishëm. Sepse e gjitha kjo do të përfundojë”.

Ajo i shoqëroi fotot me hashtagun “familja”, duke treguar se duhet të japësh gjithçka nga vetja, çdo moment.

Dhe kështu pamë edhe anën e ndjeshme të Ajolës!

Share With:
Translate »
977 Views