Tre vite bashkë dhe presin një bebush! Ish-banori i “Big Brother Albania” i jep fund beqarisë!

Ish-pjesëmarrësi i realityshow-t të famshëm në Shqipëri, Big Brother, Elsamed Senaj, ka ndarë një lajm tepër të bukur në rrjete sociale.

Ai dhe partnerja, Klaudia, e cila do ta bëjë baba për herë të parë, i kanë dhënë fund beqarisë.

Ata kanë mbushur plot 3 vite së bashku dhe shumë shpejt do të bëhen tre, ndaj e kanë festuar këtë ditë në mënyrën më të bukur.

Në Instagram, Elsamedi kishte ndarë foto me partneren e jetës, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Sot 3 Vjet Bashk ???? Sot jemi 3 ????‍????‍???????????? Dhe Sot, Zyrtarisht të #Martuar ☑️ të Dua dëri ne Frymen e fundit, Në të Mira dhe në të kqija! Falenderoj Zotin për dhuratat e pa çmuara që më ka sjell!”

Më herët, çifti zbuloi në mënyrën më të bukur gjininë e bebushit që do të vijë në jetë, duke i treguar të gjithëve se do të bëhen me vajzë.

Të veshur me të bardha, ata organizuar një festë mes miqsh e familjarësh, ndërsa momentet e bukura i ndanë në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
381 Views