Tuna dhe George Clooney ndajnë të njëjtin shqetësim

Edhe pse nuk janë në kushte të barabarta, duket se Tuna dhe  George Clooney kanë një të përbashkët. Ju mund të thoni me të drejtë që e përbashkëta e tyre mund të jetë fama ose edhe fëmija, por jo nuk është kështu. Ata qajnë katër herë në ditë nga lodhja. Pak ditë më parë aktori i njohur Clooney, u shpreh gjatë një intervsite se nuk është aspak e lehtë të qenurit prind dhe se qante 4 herë në ditë nga lodhja. Ndonëse mund ta ketë thënë me shaka, nuk mund ta mohojmë se të rrisësh një fëmijë, aq më tepër në rastin e Clooney binjakë, është e lodhshme. Kësaj deklarate i është bashkuar edhe Tuna. Ajo është bërë nënë e një djali të vogël para disa kohësh, Tianit të vogël, që mesa duket e ka lodhur paksa mamin e tij. Bukuroshja ka poshtuar lajmin mbi deklaratën e aktorit 56- cjeçar dhe shkruan: Të ndjej.

Share With:
Translate »
777 Views