Tuna gati për punë, por Tiani çfarë thotë?
Në daljet publike, në projektet e reja, Tuna Sejdiu nuk di të jetë dy herë njëlloj. Këtë e dinë mjaft mirë të gjithë fansat e saj, që e kanë ndjekur artisten qysh në fillim të karrierës, ashtu siç janë të bindur se, sidomos pas periudhës së mëmësisë së plotë, këngëtarja sërish do të vijë e fuqishme, unike, ashtu siç di ajo.
Lajmin se do të rikthehet në punë, Tuna e postoi një ditë më parë, ndërsa publikoi në Instagram një foto, me të cilën tregonte një merak të madh për Tianin: qumështin e gjirit.
“Pra, mami do të rikthehet në punë, kjo do të thotë që do të ikësh edhe ti?” – shkruhet në diçiturën e kësaj fotoje që lajmëron jo vetëm rikthimin e Tunës, por edhe merakun e saj prej nëne tani që Tian është akoma i vogël.
Ndërsa sot, këto dy foto artistike, krejt ndryshe nga gjithçka kemi parë deri më tani nga artistja, janë tregues se shumë shpejt ajo do t’u kthehet projekteve të reja.
Misterioze, e dyanshme, filozofike, unike. Janë disa prej komenteve që shkruajnë miqtë virtualë pas këtyre fotove që ka postuar sot këngëtarja. Ndonëse nuk jep asnjë detaj më shumë se çfarë do të risjellë së shpejti, të gjithë e dimë se Tuna, më shumë se çdo herë, këtë herë do të shpërthejë.
/Revista Class