Ku gjenden sot aktorët e vegjël të filmave shqiptarë

Ata kanë qenë heronjtë e vegjël të kinematografisë shqiptare, madje mund të cilësohen edhe si muzë frymëzimi për shumë bashkëmoshatarë të tyre (të asaj kohe). “Beni ecën vetë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza llastica”, “Taulanti kërkon një motër”, “Në shtëpinë tonë”, “Partizani i vogël Velo” e të tjera prodhime kinematografike, mbeten edhe në ditët tona filmat më të dashur. Po ku janë sot protagonistët e vegjël? A vazhdojnë ata të jenë pjesë e kinematografisë shqiptare? E zbulojmë bashkë në vijim.

Pas viteve ‘90 ai u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u mor përsëri me art, duke punuar në teatrin e vogël të fshatit ku jetonte, në Massacusetts. Ndërsa për publikun shqiptar u shfaq si prezantues i Festivalit të 41-të në RTSH. Së fundmi ai është kthyer si protagonist në artin shqiptar, me rolin në “Hotel 2XL” sezonin e shkuar, prezantimin e eventit “Netët e Klipit Shqiptar” dhe së fundmi si konkurrent në “Dance with Me”.

Eptan Lohja
A ju kujtohet ai djali bullafiq dhe trazovaç që nuk linte dy gurë bashkë, në filmin “Në shtëpinë tonë”? Ai është Eptan Lohja. Edhe Eptani si shumë nga kolegët e tij nuk e vazhdoi rrugën e artit, por mori një tjetër drejtim në jetë.
Studimet e larta i kreu për Inxhinieri dhe punon prej 16 vitesh si Drejtor Marketingu në “Tv Klan”. Ai është i martuar dhe ka një djalë dhe një vajzë.
Zhaklina Dhimojani
Të gjitha vajzat e duan Mimoza Llasticën, sepse te ky personazh e gjejnë veten më së miri. Zhaklina Dhimojani shkëlqeu duke lënë pas emrin e saj, por arti nuk do të ishte më prioroitet për të.

Aktualisht jeton në Bern të Zvicrës, ku ka punuar si përkthyese në Zyrën Federale të Refugjatëve dhe ka ndërtuar atje familjen e saj. Vajza e saj Alex është një nga modelet më të njohura në këtë qytet.

Enea Zhegu
Tomka dhe shokët etij ka qenë një ndër filmat më të dashur për fëmijë I viteve ’77. Një tjetër sukses i regjizores Xhanfize Keko, por që nxorri në pah edhe aftësitë e një aktori të vogël si Enea Zhegu (Tomka). As Zhegu nuk e ka vazhduar rrugën e vështirë e të bukur të aktrimit.

Selma Sotiriadhi
A ju kujtohet “tullumbacja” te filmi “Beni ecën vetë”?
Selma Sotiriadhi, vogëlushja që ka interpretuar edhe në filmat “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Dollia e dasmës sime”, “Pranverë në Gjirokastër” dhe “Mësonjëtorja”, kur u rrit nuk preferoi të bëhej aktore, por të vazhdonte studimet për gjuhët e huaja.

Manjola Begolli (Gjoni)
Sa herë që flitet për sportin e shahut, atë e lidhim me figurën e Rudinës në filmin “Dy herë mat”. Me regji të Bujar Kapexhiut, ai është një nga filmat komedi më të bukur, që ka mbetur në arkivin e filmave shqiptarë si një pasuri e padiskutuar. Por Manjola nuk ia kushtoi kohën e saj artit, sepse studimet i vazhdoi për Ekonomik dhe është drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Donald Kokona
Ai nuk kërkon më një motër, por disa projekte, sepse Donald Kokona, i njohur nga të gjithë në filmin “Taulanti kërkon një motër”, është sot një arkitekt shumë i suksesshëm. Daljet e tij publike nëpër programe të ndryshme televizive i kushtohen tashmë vetëm profesionit si arkitekt dhe nuk kanë më lidhje me artin dhe filmin.
Në moshën katërvjeçare ai u përzgjodh nga regjisorja Xhanfize Keko për të qenë pjesë e atij filmi për fëmijë, i cili e bëri atë fëmijën më të famshëm për kohën. Filmi i tij i fundit ishte “Shpella e piratëve”, i xhiruar në vitin 1990. /revistawho.com Nga Suada Daci

Share With:
Translate »
1206 Views