U bë baba në moshën 80-vjeçare, De Niro shihet me vajzën e porsalindur

Aktori i njohur Roberto De Niro dhe e dashura e tij Tiffany Chen janë parë teksa shëtisin vajzën e tyre të porsalindur Gia në New York.

Aktori që festoi 80 vjetorin më 17 gusht dukej tepër i relaksuar pranë të dashurës dhe të bijës. Gjithashtu ai u përpoq të ruante privatësinë duke mbajtur veshur një maskë mjekësore dhe një kapele xhins në kokë.

Edhe 45 vjeçarja, instruktore e arteve marciale Tiffany shfaqej aq komode me nje bluzë të thjeshtë blu dhe pantallona bezhë

Deniro-n pritet ta shohim në rol, në filmin e shumëpritur ‘Killers of the Flower Moon’. Filmi tregon historinë e trishtuar, por të vërtetë për hetimin e vrasjeve misterioze të një anëtari të fisit Osage në Oklahoma në vitet 1920.

Share With:
Translate »
50 Views