U bë baba për herë të dytë, Renis Gjoka flet për vajzat e tij

Këngëtari i mirënjohur Renis Gjoka është bërë baba për herë të dytë. Pak vite më parë ai dhe partnerja e tij mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë Aurën. Dhe tani janë bërë me një tjetër vajzë.

Në një intervistë për “Aldo Morning Show”, artisti ka rrëfyer emocionet dhe ndjesitë e tij si baba i dy vajzave. I pyetur se si do e përshkruante veten si baba, Renisi tha:

“Të them të drejtën, i mirë jam. Mirë, shumë bukur. Unë s’kam ndryshuar. Kemi filluar të dobësohemi madje, jemi në aktivitet.”

Por, cila është një prej këshillave që do i japte gocave kur të rriten?

Mendoj që një nga armët e forta që mund të ketë një njeri dhe të jetë i pastër me ndërgjegjen e vet është të thotë gjithmonë të vërtetën dhe atë që mendon, t’i shmangë gënjeshtrat, qoftë edhe të vogla, të jetë gjithmonë i drejtpërdrejtë sepse siç thotë gjithmonë ajo shprehja që thuaj gjithmonë të vërtetën, s’do kesh nevojë të mbash mend se çfarë ke thënë.”

Share With:
Translate »
62 Views