U bë baba për herë të parë, Veliaj “braktis” Maratonën dhe zbulon detaje nga emri i djalit

Po zhvillohet sot për të tretin vit radhasi Maratona e Tiranës, ku do të marrin pjesë 5 mijë garues nga më shumë se 40 vende të botës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe u ka uruar suksese në garën e sotme.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj i ka thënë fund dyshimeve se nëse do të merrte pjesë në garë duke u shprehur se kësaj here do të bënte pas për të kaluar nga maternitetit, pasi vetëm ditën e djeshme është bërë baba i një djali.
A do marr unë pjesë në maratonë sivjet?
Edhe unë jam për një maratonë. Por ngaqë dje u bëra me djalë do të shkoj në maternitet. Ju kërkoj ndjesë por këtë vit do t’ju bëj pas.
I pyetur nga moderatori i eventit mbi emrin e djalit, Veliaj është shprehur se për të zbuluar emrin e djalit do ti duhej edhe miratimi i mamasë, por e sigurt ishte që ishte një emër shqiptar dhe pak tirons.
Do ta them pas pak, se dua të konsultoj mamanë e djalit. E sigurt që do të jetë emër shqiptar dhe pak “tirons”.

Share With:
Translate »
657 Views