Merr fund largësia! Patrisi, Tian dhe Tuna bashkohen dhe duken më të lumtur se kurrë

Pas angazhimeve profesionale në Japoni, Patris Berisha është rikthyer në gjirin familjar. Dhe kur përmendim familjen, e kemi fjalën për partneren e tij Tunën dhe vogëlushin e çifit, Tianin.

Këngëtarja nga Shkupi, dukej shumë e lumtur për ribashkimin me partnerin dhe nuk humbën fare kohë për të rifituar të gjitha momentet që kishin humbur.

Ishte Tuna, që publikoi në profilin e saj fotot e Patrisit, teksa shfaqej me sytë e qeshur, duke pirë çaj.

Më tej, ata vizituan edhe Teatrin e Kukullave së bashku me djalin e tyre, Tianin, i cili shfaqej shumë i përqëndruar.

Ndoshta, bashkimi i Tunës me Patrisin, ka qënë edhe arsyeja përse Robert Berisha nuk pranoi të komentonte situatën e tij me Tunën në një intervistë në “Zonë e Lirë”.

Ai ia preu shkurt moderatorit duke thënë fjalët: “Nuk du me fol.”

Ndërkohë që edhe Tuna, refuzoi të fliste për personat që nuk kanë asnjë vlerë për të, e këtu përfshihet Nora dhe Roberti, sigurisht.

Share With:
Translate »
808 Views