U bë baba përpara pak ditësh, moderatori shqiptar zbulon me fytyrë të birin për herë të parë

Ardhja në jetë e djalit të tij, ka qenë me siguri ndër ngjarjet më të rëndësishme që i është dashur të bëj publike, veçmas çdo lajmi tjetër ekskluziv që ka transmetuar këto kohë nga poltroni i moderatorit. Meriton Krasniqi, prezantuesi i njohur kosovar, u bë baba i një djali në datë 16 korrik dhe përmes një statusi vërtet të ndjerë ai bëri me dije lajmin e bukur.

Por, vetëm sot, përmes instastrory-t ai ka na ka njohur për herë të parë me fytyrën e të voglit të tij, të cilin Meritoni dhe Egesta, partnerja e kanë quajtur me një emër shumë të veçantë: Loar.

Nuk ka mjaftuar vetëm fotoja, por ai ka zgjedhur edhe një dedikim special të thënë në pak fjalë, por me një kuptim shumë të madh. “Jeta ime”, ka shkruar ai në foton e postuar pak minuta më parë.

Ndaj, edhe ne nuk mund të shprehemi më shumë, sepse fotoja flet vet!

Share With:
Translate »
788 Views