U bë nënë për herë të dytë, Elita Rudi zbulon kur do të rikthehet në ekran
Elita Rudi është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë. Moderatorja e njohur mirëpriti vajzën me emrin Bota në fillim të muajit Mars. Ajo dhe Gjiko kanë dhe një djalë, Zërin.

Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale, Elita i është përgjigjur pyetjeve të tyre. Mes të tjerash, moderatorja ka treguar se në shtator do t’i rikthehet ekranit por nuk zbuloi për çfarë projekti bëhet fjalë.