U bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i bebit të Teuta Rugovës
Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndarë një lajm mjaft të bukur ditën e djeshme.
Vajza e tij, ish-deputetja e njohur Teuta Rugova, dhe bashkëshorti i saj, Agron Gjeloshi, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë, duke sjellë një lumturi të madhe në familje.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur kunata e Teutës, Blerta Kllokoqi Rugova, përmes një postimi emocionues në llogarinë e saj në Instagram. Në videon e ndarë me ndjekësit, shihet Ukë Rugova, i cili me mjaft emocion dhe gëzim uron prindërit e rinj për ardhjen në jetë të mbesës.
Nga ky urim është zbuluar edhe emri i veçantë që dyshja ka zgjedhur për të voglën e tyre.
“Urime Teutë, Agron për Arianën, për bukuroshen,” dëgjohet të thotë Uka në video, duke zbuluar kështu se vogëlushja e sapolindur mban emrin Ariana.
Për ta bërë atmosferën edhe më festive, në sfond të videos dëgjohet kënga e njohur e Sinan Vllasaliut, “O Daj O Daj”, që përshtatet perfekt me gëzimin e dajës së ri.
Teutës dhe Agronit u urojmë jetë të gjatë, shëndet e shumë lumturi pranë vogëlushes së tyre, Arianës.