U gjet i mbytur në liqenin e Pogradecit, viktima është vëllai i aktores së madhe Marjeta Ljarja

Ditën e sotme një person është gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit.

Mësohet se viktima që u gjet i pajetë është 60 vjeçari Sotiraq Ilo, vëllai i aktores së njohur Marjeta Ljarja.

Ai ishte pronar i një biznesi hidro-sanitaresh, ndërkohë që gjendja e tij depressive mendohet të jetë shkaku i mbytjes së tij në liqen.

Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

Share With:
Translate »
1154 Views