Po ecën në hapat e tij/ Skënder Brataj dedikim të birit: U rrite, u bëre burrë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë ditën e sotme një dedikim për djalin e tij, që ka ndjekur rrugën e të atit, atë të mjekësisë.

Brataj ka publikuar disa foto të të birit dhe thotë se ai është një trashëgimtar i denjë që ka marrë edukatë familjare nga dy mjekë.

Ai jep disa këshilla për djalin e tij dhe uron që zoti t’ja shpërblejë me të njejtën monedhë zemërgjerësinë e tij.

Po bëhesh mjek! U rrite, u bëre burrë. Po bëhesh mjek. Po ndjek një traditë familjare, fëmijë mjekësh që bëhet mjek. Trashëgimtar i denjë që ka marrë këtë edukatë familjare nga dy mjek, nuk mund të jetë ndryshe! Deri këtu çdo gjë është mëse normale. Para se të bëhesh mjek duhet të jesh human!

Të kesh sensin e ndihmës për të tjerët, solidariteti është virtyti i parë, së bashku me studimet që nuk duhen ndërprerë asnjëherë në mjekësi. Të studiosh dhe të jesh human, të ndihmosh ata që kanë nevojë, nuk ka nevojë për diplomë apo liçenc!

Ajo që ti po bën me këtë shoqatë (Rainboë for Africa) me të cilën erdhe për të dhënë ndihmën për tërmetin në Nëntor 2019 në Shqipëri është rruga e duhur. Atë që ajo shoqatë vazhdon të bëjë për emigrantët dhe të gjitha shtresat e shoqërisë në nevojë është një mision, është një mrekulli, është për tu përgëzuar dhe admiruar.

Është një shembull për tu ndjekur. Prania dhe angazhimi i jot me kolegët e mi të kësaj shoqate më mbush me entusiazëm, më bën krenar, më bën të të admiroj. Shpresoj që jeta të ta shpërblej me të njëjtën monedhë biri im! Faleminderit”, shkruan Brataj.

  

Share With:
Translate »
353 Views