U gjobit për shkak se u bë baba, Martial i kundërpërgjigjet Mourinhos
Te Manchester United gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe trajneri i tyre ka një konflikt të hapur me futbollistët dhe klubin.
Jose Mourinho ditë më parë deklaroi se ka një skuadër të dobët dhe pa sulmues ndërsa më pas sulmoi edhe Anthony Martial i cili nuk i ishte bashkuar grupit ne SHBA për shkak se ishte bërë baba.
Martial iu drejtua rrjeteve sociale për t’iu kundërpërgjigjur trajnerit të tij, që ndër të tjera kishte marrë edhe një masë me gjobë ndaj futbollistit.
“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Vogëlushi im Sëan është mirë, por për nënën e tij gjërat ishin pak më të vështira. Më vjen keq, por familja ime vjen përpara gjithçkaje”, shkruante Martial në rrjetet sociale.
Vetëm përpara një jave, Martial bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tij nëpërmjet një postimi në Instagram, ku lexohej:
“Faleminderit Zot që më dhurove fëmijën tim të dytë, të mrekullueshëm, me shëndet të plotë. Faleminderit dashuria ime.”