“U mbulova nga ndjersët”/ Luizi dhe Kiara shkojnë me urgjencë në spital, ja si është gjendja shëndetësore e moderatores dhe foshnjës

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të moderatores.

Kiara e cila është në muajin e fundit të shtatzënisë nuk është ndjerë mirë, dhe nga frika për foshnjën e tyre çifti kanë shkuar me urgjencë në spital.

Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një video në Instagram, ku ka treguar se Kiara dhe foshnja janë shumë mirë, dhe ishte vetëm një gjendje viroze.

“Këmbë njeriu s’ka, jemi vetëm unë dhe Kiarita. Na bëri merak Kiarita por ishte vetëm një virozë” – tha këngëtari.

“Po jam mirë dhe bebushja nuk erdhi. Alarm i rremë”- u shpreh Kiara teksa ishe e shtrirë në shtrat duke marrë mjekim.

Alarm i rremë për ty se unë u mbulova nga ndjersët”- tha Luizi duke treguar se u panikos jashtëmase nga gjendja e bashkëshortes së tij dhe foshnjës.

Share With:
Translate »
93 Views