U mor peng nga Izraeli sepse shpërndau ndihma në Gaza, merret vendimi për Greta Thunberg

Pas ndalimit nga marina izraelite, aktivistët që udhëtonin me një jaht ndihmash drejt Gazës, mes tyre Greta Thunberg, janë dërguar në aeroportin Ben Gurion për t’u deportuar. Lajmi u konfirmua nga autoritetet izraelite, të cilat e cilësuan lundrimin një “jaht për selfie”.

Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se ata që nuk pranojnë të firmosin dokumentet e deportimit do të përballen me gjykatën. Anija, e nisur nga Italia më 1 qershor, kishte në bord qytetarë nga disa vende evropiane dhe përfaqësues nga Parlamenti Evropian e media ndërkombëtare. Organizatorët e misionit thanë se qëllimi ishte ndërgjegjësimi për krizën humanitare në Gaza.

Izraeli e konsideron bllokadën ndaj Gazës si një masë sigurie për të ndaluar furnizimin e Hamasit me armë.

Share With:
Translate »
35 Views