U ndanë pas 21-vitesh martesë, aktori i famshëm në betejë me ish-bashkëshorten për kujdestarinë e vajzës

U ndanë pas 21-vitesh martesë, e tani Robert De Niro dhe ish-bashkëshortja e tij, Grace Hightower, janë në një betejë ligjore për marrjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 7-vjeçare.

Një burim për “Page Six” është shprehur se 75-vjeçari dhe 63-vjeçarja priten që të dalin në gjykatë javën e ardhshme për të paraqitur kërkesën e tyre.

Lajmi për ndarjen e çiftit u dha në fund të nëntorit të vitit të kaluar, ku një burim pranë tij tha se ata nuk po jetonin më bashkë. Ndërkohë zyrtarisht, aktori i famshëm paraqiti dokumentet e divorcit nga Grace Hightower në 13 dhjetor të 2018-s.

De Niro dhe ish-bashkëshortja mirëpritën në jetë vajzën, Helen Grace, nëpërmjet një nëne zëvendësuese në vitin 2011.

Ndërkohë mediat e huaja rozë raportojnë se aktori paraqiti dokumentet e divorcit nën emrat “Anonymous kundër Anonymous.” Në vitin 2016, një gjykatë vendosi se titujt anonim në gjykatë mund të përdoreshin në masë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se aktori i “Hollywod”-it dëshironte që divorci të kalonte në heshtje dhe se gruaja e tij nuk kishte kundërshtime.

Ndërkohë kujtojmë se De Niro dhe Grace Hightower u martuan në vitin 1997, por u divorcuan në vitin 1999. Ata u pajtuan dhe rinovuan dasmën e tyre në vitin 2004. Çifti ka edhe një djalë 20 vjeç.

Share With:
Translate »
554 Views