LAJM I FUNDIT/ Humb jetën në Brezovicë djali i deputetit shqiptar

Një person ka humbur jetën dhe një tjetërr është plagosur në Kosovë, si pasojë e rënies së një orteku dëborë në Brezovicë. Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 15:00 të së shtunës , ndërsa viktima është identifikuar si Arian Daci, dajli i deputeti kosovar Nexhat Daci. Dy personat dyshohet se kishin shkuar në Brezovicë për sporte ekstreme, çka ka shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë. Autoritetet kosovare kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
663 Views