U përfol për një lidhje me Morena Tarakun, reagon ish-gruaja e këngëtarit: S’të interesojnë fëmijët
Sipas mediave turke këngëtari Berdan Mardini është në një lidhje me modelen e këngëtaren shqiptare, Morena Taraku. Sipas raportimeve ata janë fqinj në Stamboll dhe prej kohësh janë parë bashkë.

Së fundmi, edhe Berdan Merdini ka konfirmuar se ka një të dashur, pa e specifikuar se bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare.

Kjo ka sjellë reagimin e ish-bashkëshortes me të cilën këngëtari ka dy fëmijë.

Berdan Mardini ka akuzuar ish-bashkëshorten Fatos Mardini për konsumim droge dhe ka marrë kujdestarinë e fëmijëve. Por përmes rrjeteve sociale ajo e akuzon se atij nuk i interesojnë fëmijët dhe se është turp që e shfaq jetën e tij private në sy të tyre.

“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, dy fëmijë që janë të ndarë nga nëna, në moshën shkollore, nuk zgjohet dhe i ndanë përvojat e tij me një grua tjetër në rrjetet sociale. Nga këtu është e qartë që nuk të intereson për psikologjinë e femijëve, sigurisht që je beqar dhe mund ta kesh dikë në jetën tënde, por mendo për fëmijët dhe mos ua fut këto gjëra në sy atyre. Turp, shumë turp”, ka thënë ish-bashkëshortja.





