“U premtova se…”- Ndarja nga Ben Affleck, Jennifer Lopez rrëfen sesi ua shpjegoi fëmijëve të saj

Divorci është një nga proceset më të vështira, veçanërisht kur në mes përfshihen fëmijët.

E njëjta gjë vlen për edhe per Jennifer Lopes dhe Ben Affeck.

Së fundmi, ylli latin ka rrëfyer se si arriti t’jua shpjegoj këtë situatë fëmijëve të saj binjakë, Max dhe Emme.

Teksa ka folur për gazetën spanjolle El Pais, ylli 55-vjeçar zbuloi bisedën me të vegjlit e saj kur u nda nga aktori.

U thashë atyre, ju premtoj se kjo është një kohë e vështirë, por do ta shihni se do të jem më e fortë pas kësaj. Ua premtova këtë dhe e bëra. Dhe ata e ndiejnë tani. Kjo më jep një ndjesi të thellë paqeje në jetën time,” shpjegoi Jennifer.

Më pas ajo deklaroi se ndihet “më e lumtur” dhe se është “një hap përpara” sesa ishte një, apo dy tre vjet më parë.

Jam krenare për veten për këtë dhe krenare që kam mundur t’i udhëheq fëmijët e mi nëpër kohë të vështira. Ata janë më të fortë dhe më të mirë për shkak të këtyre përvojave”, theksoi ajo.

Share With:
Translate »
35 Views