U rrëzua nga shkëmbinjtë buzë lumit, vdes 15 vjeçari në Mat

Një 15 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është rrëzuar nga një lartësi, buzë lumit të fshatit Urakë.

“Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë,  shtetasi G. K.,15 vjeç,  dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën,” njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
Translate »
103 Views