U tërhoq zvarrë nga kali, 14-vjeçari ndërron jetë 30 minuta para ditëlindjes

Një ditë para datës së lindjes, një 14-vjeçar humbi jetën pas një incidenti të pazakontë në Hotolisht, të Librazhdit.

Nxnësi i klasës së 9-të, Q.Muçaku, ndërroi jetë gjatë një aksident në oborrin e shtëpisë së tij, që ndodhi 4 ditë më parë.

Sipas burimeve për “BalkanWeb”, djali ishte tërhequr zvarrë për disa metra nga kali i shtëpisë, i cili ishte trembur. 14-vjeçari nuk arriti të shkëputej, ndërsa e tërhiqte zvarrë kali, pasi kishte të lidhur litarin në dorën e tij.

Adoleshenti pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe në trup. Prej katër ditësh ai ndodhej i shtruar në Spitalin “Nënë Tereza”, por ndërroi jetën ditën e djeshme rreth orës 23:30, vetëm 30 minuta para se të festonte datën e lindjes.

Share With:
Translate »
713 Views