U tha se është i lidhur me modelen indiane, Ardiani e thotë troç: Nëna e do nusen shqiptare

Këngëtari i njohur shqiptar po përflitet prej kohësh se është në një lidhje me modelen indiane, Sabrine Khan.

Bëhet fjala për Ardian Bujupin dhe modelen e klipit të këngës së tij “Modela”. Në fakt gjithçka nisi nga dy të rinjt të cilët shaqen shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit në postimet e rrjeteve sociale.

Megjithatë këngëtari hodhi poshtë të gjitha thashethemet, duke thënë se nuk është në një lidhje me modelen indiane. Ai u shpreh se mes tyre ka vetëm një shoqëri të bukur.

“Nuk jam në lidhje. Nuk jam në lidhje me Sabrinën. Jemi shoqëruar, është vajzë e mirë dhe më ka ndihmuar shumë me këngën “Modela”. Kështu lindi shoqëria mes nesh. Jemi kënaqur por nuk jam në lidhje me të, jam i sigurt,”- tha Ardian Bujupi, i ftuar në emisionin “Nin”.

Ndërsa pyetjes nëse ka presion nga familja për tu martuar me shqiptare iu përgjigj: “Shumë, babai nuk e ka problem. Thotë bëj çfarë të duash, kurse nëna e do shqiptare.”

Këngëtari rrëfeu gkithashtu se e dashura e tij e fundit ka qenë shqiptare.

Share With:
Translate »
582 Views