Vdekja e aktores: ‘Mund t’i kenë shteruar energjitë duke u përpjekur të shpëtojë djalin’

Ndonëse u tha se “mund të jetë mbytur”, autoritetet vijojnë të kërkojnë për shkakun e vërtetë që çoi drejt vdekjes aktoren e serialit “Glee”, Naya Rivera-n. Tani nga të dhënat e reja, autoritetet besojnë se ajo, në përpjekje për të shpëtuar të birin, ka harxhuar gjithë energjinë dhe më tej, s’ka mundur më.

Vdekja e aktores: 'Mund t'i kenë shteruar energjitë duke u

Dyshohet se të dy mund të kenë qenë në rrezik dhe 33-vjeçarja është përpjekur për ta ngjitur sërish në varkë të birin, duke mos mundur të bëjë të njëjtën gjë për vete. Rivera u shpall e zhdukur javën e shkuar, kur bashkë me të birin mori një varkë me qira për të lundruar në liqenin Piru në Kaliforni.

Vdekja e aktores: 'Mund t'i kenë shteruar energjitë duke u

Djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në varkë duke fjetur, ndërsa pas 5 ditësh kërkimi, autoritetet konfirmuan se trupi i gjetur pa jetë ishte i saj, duke hedhur dritë mbi një pistë të re të asaj çfarë mund të ketë ndodhur.

“Ka shumë rryma në atë liqen që krijohen zakonisht pasditeve. Besojmë se ka qenë mesi i pasdites kur ngjarja ka ndodhur. Ndoshta varka ka nisur të lëkundet, mund të jetë përmbytur dhe ajo me siguri ka shpenzuar gjithë fuqinë që kishte për të shpëtuar të birin, por jo veten.”

Share With:
Translate »
2289 Views