U vendos me votime! Zbulohet emri që Almeda dhe Tolgahan do t’i vendosin djalit

Almeda ndodhet në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe me bashkëshortin Tolgahan Sayisman po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe.

Prej javësh ish-Missi ka treguar se ka nisur me përgatitjet për ardhjen në jetë të vogëlushit, si blerjen e karrocës apo të veshjeve të ndryshme.

View this post on Instagram

E bukura @almeda92 në pritje të ëmbël ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Por çifti duket se është aq i përgatitur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, sa kanë gjetur edhe emrin e tij.

“Iconstyle.al” arrin të zbulojë se, çifti ka vendosur tashmë emrin me të cilin do ta pagëzojnë bebin e tyre.

Fillimisht mësohet se  Almeda dhe Tolgahan ishin të pavendosur mes emrave Alperhan dhe Effhan.

Ndaj ata vendosën që të hidhnin një votim mes njerëyve të tyre më të afërt.

Emri u vendos pasi votuan 21 njerëz të afërt të dy familjeve. Dhe përfundimisht “iconstyle.al” mëson se u zgjodh që djali i tyre të quhet Effhan.

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë rreth muajit prill.

Share With:
Translate »
762 Views