Brenda shtëpisë së Inva Mulës për festa, ku rrëfen raportin me dy fëmijët dhe ”nusen” franceze të Anthony

Pas eksperiencës së suksesshme në moderimin e spektaklit të talenteve ‘’Virtuozët’’, sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare Inva Mula, është rikthyer sërish në skenë, por kësaj here si drejtuese artistike e Festivalit të 57-të të fundvitit. Në një intervistë për revistën ‘’WHO’’ Inva folur më gjatë rreth kësaj përvoje të re në jetën e saj artistike, si dhe ka ndarë emocionet e prag festave, të cilat e rikthejnë gjithmonë në kujtimet e ëmbla të fëmijërisë. Në shtëpinë e Invës bie menjëherë në sy bredhi natyral, të cilin ajo dhe vajza e vogël Nina e kanë dekoruar me shumë dashuri. Madje Inva nuk e mohon që në një karrierë tjetër të bëjë edhe dizajneren, pasi një ndër hobet e saj është pikërisht arredimi. Kjo është edhe arsyeja pse nuk i ka besuar një arkitekti, por ka zgjedhur vetë mobiljet. Duke u ndalur Nina, ajo thotë ‘’ Nina e shijon dhe beson akoma tek babagjyshi. Derisa besojmë tek babagjyshi jemi akoma te vegjël, në momentin që s’besojmë më fillojmë dyshojmë për shumë gjëra në jetë. Ajo është protagonistja kryesore e familjes dhe unë e kam parë këtë gjë.”

invapema

Ndërsa në lidhje me Anthony-n, ajo shprehet “Jam krenare në radhë të parë që është një djalë i mirë. Një djalë, i cili nuk më ka nxjerrë asnjëherë asnjë problem. Jeta ime ka qenë dhe është shumë aktive, nuk kam qenë një mama e zakonshme që shkoja në çdo moment ta prisja në shkollë, të isha me atë të bëja mësimet dhe e kam pasur si plagë që nuk arrija dot të isha pranë djalit tim. Në këto kushte kam njohur edhe fëmijë të kolegeve të mia, të cilët kanë marrë një rrugë jo të mirë. Falenderoj Anthony-n për këtë gjë, sepse ka ditur të sillet, ka ditur të mbijetojë vetëm edhe kur ka qenë shumë i vogël. Por të qenurit muzikant, artist, është zgjedhje e tij, prapë nuk është një detyrim, përkundrazi unë nuk do doja që Anthony të ishte artist pasi e njoh çmimin e sakrificës. Por Anthony e zgjodhi vetë. Tani që e zgjodhi vetë unë jam krenare për arsye se zgjodhi një profesion, i cili është në dejet e tij, një profesion që atë e bën një njeri të lumtur.

Inva gjithashtu ka folur edhe për ”pozicionin” e saj si vjehrrë e ardhshme duke u shprehur se Marie, e dashura e djalit të saj me Pirro Çakon, është një shoqe shumë e mirë, e cila i sjell djalit të saj qetësi shpirtërore, frymëzim. ”Është muzë për atë se është vajzë shumë e bukur, shumë ‘trendy’. Prandaj mjafton që t’i shikoj kështu të lumtur… Më mjafton, nuk thellohem më shumë.”-përfundon ajo.

Share With:
Translate »
534 Views