“U zemërova një herë dhe bëra dy fëmijë”, habit juristja
Kthimi i zemërimit në produktivitet pasqyrohet në rezultate të ndryshme. Juristja Mardiola Baco, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se e ka përdorur zemërimin edhe për ta kthyer në diçka të mirë. Shembulli i saj konkret është sjellja në jetë e dy fëmijëve për shkak të zemërimit.
Mardiola Baco: E kam përdorur edhe për mirë. Sot jam nënë e dy fëmijëve për shkak të zemërimit.
Katerina Trungu: Për shkak të zemërimit?
Mardiola Baco: Po, zemërimit të prindërve, revolta. Revolta e moshës adoleshente që pastaj perceptohej në martesën time të hershme dhe në ngjizjen e dy fëmijëve të mi. Kështu që më doli shumë mirë. Unë mendoj që ishte një “big deal” për mua.
Katerina Trungu: Ia vlejti?
Mardiola Baco: Ia vlejti shumë mirë.
Në fund të programit, juristja i rikthehet sërish historisë së saj duke ndarë më shumë detaje. Ajo u martua në moshën e adoleshencës duke kundërshtuar prindërit dhe më pas u bë nënë.
Mardiola Baco: Jam zemëruar një herë për të lindur ata dy fëmijët.
Gjergj Leka: Një herë dhe ke bërë dy?
Mardiola Baco: Kam kundërshtuar prindërit e mi, ishte martesë e hershme në moshën adoleshente dhe detyrimisht kundërshtimi i prindërve me parimet e tyre kundrejt dëshirave të mia të adoleshencës që ishte një rebelim i asaj kohe sepse njeriu në atë moshë nuk e njeh veten, është ajo që doktori sapo e citoi dhe ti duke njohur veten, unë po të kisha njohur veten sot nuk do të isha nënë e dy fëmijëve.
Neli Demi: Pse jo?
Mardiola Baco: Pse jo, sepse duke e njohur veten njoh edhe të tjerët, nëpërmjet vetes time njoh edhe të tjerët dhe nuk do doja që fëmijët e mi të jetonin në këtë botë në rast se nuk do të isha bërë nënë. Por në këtë rast unë mendoj që bëj më të mirën për fëmijët e mi, asnjëherë nuk jam nëna më e mirë në botë por nëna më e mirë brenda shtëpisë time./