U zgjodh “nëna më e keqe në botë”, por asyeja s’po na e mbush mendjen

Të jesh prind është “profesioni” më i vështirë në botë, pavarësisht profesionit të vërtetë që ke. Kush ka fëmijë e di mirë se nuk është asnjëherë e lehtë që të vegjëlit të zbatojnë rregullat e vendosura nga prindërit.

Një shkrimtare e famshme amerikane, mendonte se kishte vepruar siç duhej me fëmijët e saj, por e gjeti veten me titullin “nëna më e keqe në botë”.

Jaime Primak Sullivan, shumë e njohur në SHBA, edhe për shkak të angazhimit të saj në televizion, u bleu akullore tre fëmijëve të saj 8,7 dhe 5 vjeç.

Pak më vonë, kur dolën nga pastiçeria ajo ua hodhi akulloret atyre dhe arsyen e shpjegon vetë gruaja në Facebook.

“Vajza që punonte në pastiçeri, ishte maksimumi 17 vjeçe, ishte shumë e sjellshme dhe u dha akulloret. Por asnjëri prej tyre nuk e pa në sy dhe nuk e falënderoi, dhe as mua. Kështu prita dhe numërova deri në 10, më pas dolëm. Menjëherë pas kësaj ua hodha akulloret, duke bërë që fëmijët të nisin të bërtasin: u shpjegova se një ditë nëse do të jenë me fat, do të kenë një punë si ajo vajza. Dhe do të doja që njerëzit ti shikonin dhe falënderonin”, shkruan gruaja.

Ajo shton se fëmijët e saj janë mjaftueshëm të rritur për tu sjellë me edukatë, kështu që ndëshkimi i saj ishte mësim.

“Për këtë arsye, unë jam shpallur prej tyre nëna më e keqe në botë”, shkruan Jaime në postimin e saj.

Share With:
Translate »
2113 Views