Ulqin, shqiptarët përplasen nga motorri i ujit, humbin jetën nënë e bir, në koma babi dhe vajza

Një tragjedi ka ndodhur dje në bregdetin e Ulqinit. Dy persona nga po e njëjta familje kanë humbur jetën rreth orës 14:30 minuta, në plazhin e madh të Ulqinit.

Përveç kësaj dy persona të tjerë njoftohet të kenë pësuar lëndime të rënda trupore. Sipas policisë së Malit të Zi, shkaku i kësaj ndodhie ishte përplasja e të ashtuquajturës ‘banane’ që tërhiqej nga motori lundrueses, me një anije që po shëtiste turistë afër plazhit.

Fjala është për një familje shqiptare, të cilët jetojnë në Slloveni.

Gjithashtu është bërë e ditur se ata që humbën jetën janë nëna e lindur në vitin 1983 si dhe djali i lindur në vitin 2008 ndërsa vajza e po të njëjtës familje thuhet të ketë marrë lëndime të rënda trupore, babai është në gjendje kome dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i motoçikletës është në paraburgim dhe se po hetohet nga organet e hetuesisë.

Share With:
Translate »
671 Views