“Unë i dua plagët që kam”/ Photoshooting i veçantë i vajzës së gazetarit dhe një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat!

Herë pas here vjen një histori e veçantë që të bën të reflektosh dhe të vlerësosh çdo gjë që kemi.

Ne të gjithë e dimë se jeta ndonjëherë mund të bëhet paksa e ashpër, megjithatë, edhe në ato momente kur bota duket se po ndalet, ne kemi fuqinë të zgjedhim nëse kjo do na rrënojë apo do luftojmë në çfarëdo mënyre që mundemi.

Ashtu siç bëri Luna, vajza e gazetarit Defrim Methasani, e cili arriti që me shpirtin e saj luftarak të mposhtë sëmundjen e rëndë të kancerit.

Vetë Luna tanimë ka mbledhur forcat dhe me zemër të hapur ka folur për udhën e tij të vështirë për luftën me jetën.

Pak ditë më parë, me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, ajo shpalosi dhimbjen, guximin dhe shpresën në rrugën e shërimit.

Në një botë ku kanceri vazhdon të jetë një sfidë e madhe shëndetësore, kjo histori sjell dritë dhe inspirim për të gjithë atyre që ballafaqohen me këtë sëmundje.

Madje një dhuratë e motrës së saj, një set fotografik, e bëri atë të kuptojë dhe të dojë veten në çdo gjendje, pa flokë, pa paruke dhe thjesht vetëvetja.

“Por duke qëndruar në shtratin e spitalit me veshtrimin përtej xhamit të dritares, thashë “pse jo?” Do dal në foto, madje do buzeqesh shumë sepse une e dua jeten, i dua plagët që kam, e dua veten që po duron kaq shumë, pavarësisht se thyhem në mijera copa une di të ringrihem përseri me buzëqeshje! Një dite do kaloje gjithçka dhe ato që ngelen janë kujtimet! Them me bindje që është një nga dhuratat më të bukura që kam marr  dhe do të ja sugjeroja gjithkujt që druhet nga kjo situatë!” shkruan Luna.

Sipas saj bukuria e vërtetë është shpirti, mendja dhe zemra. Në fund Luna i rikujton të gjitha grave dhe vajzave të mos lejojnë asgjë që t’i mposhtë dhe i motivon të ushqejnë veten vetëm me mendive pozitive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luna 🌙 (@lunamethasani)

Share With:
Translate »
42 Views