‘Unë jetoj për të’, Reis Çiço, jashtë kostumit të lajmeve zbulon njeriun pas të cilit ‘lë kokën’

Ai është një nga folësit e lajmeve më të njohur në vendin tonë. Bëhet fjalë për Reis Çiçon, të çilin jemi mësuar ta shohim gjithnjë në studion e lajmeve, por si rrallëherë, këtë pasdite e pamë në studion e Rudina Magjistarit, ku ai zbuloi pak më shumë rreth jetës së tij personale.

Reis Çiço tregoi se e kalon kohën e lirë me familjen e tij, teksa sigurisht vëmendjen kryesore e merr një nga personat tashmë më të rëndësishëm në jetën e tij, Liam. Ai është nipi i folësit të lajmeve, i çili është në klasën e dytë dhe Reisi tregoi se është për më tepër edhe shoku i tij i ngushtë.

Folësi i lajmeve theksoi se çdo gjë tashmë është e dedikuar për të, ndërsa nënvizoi se ai jeton për Liamin e vogël, pasi ai është pika e tij e dobët. Më tej, vetë Liami, në bashkëpunim me produksionin e emisionit kishte përgatitur një video-mesazh për gjyshi Reisin.

Pjesë nga intervista e Reis Çiços me Rudina Magjistarin në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan:

Reis Çiço: Është njeriu që na ka bërë që çdo gjë, çdo investim, çdo karikim, çdo bateri, është drejt atij. Në qoftë se mund të them një frazë, duke qenë se i kam mbushur në jetë të gjitha, unë jetoj për atë.

Rudina Magjistari: Qenka pika jote e dobët.

Reis Çiço: Ai është.

Liam: Gjyshi Rei, përshëndetje! Mua më pëlqen shumë që të mësoj gjëra të reja me ty. Sa herë që ne të dy dalim shëtitje, ty të njohin që të gjithë. Të dua shumë. Kur të vish nga lajmet, mezi pres që të bëjmë një ndeshje Argjentinë-Brazil.

Share With:
Translate »
92 Views