“Unë nuk qava”. Rudina Xhunga i jep Alanës porositë dhe urimet e ditës së parë të shkollës
Për vajzën e saj Alanën nis sot rrugëtimi i gjatë i arsimimit dhe si shumë të tjerë, në këto ditë edhe Rudina është bërë nostalgjike duke kujtuar ditën e saj të parë në shkollë.

“Une nuk qava diten e pare te shkolles. Mezi po prisja te hyja ne nje bote te re, ku shuuuume vite me vone do njihja ate djalin e vogel qe ne klase te pare, rrinte afer mesueses dhe bashke do sillnim ne jete Alanen, qe sot e cuam ne klase te pare. Pitilushe, te vafte mbare, e vogel. Duaje boten ku po hyn, zbuloje me syte e tu kurioze dhe beje me te mire, per ke vjen me pas. Sic e beme ne, duke te sjelle ty Alanushe. Sot ra zilja e pare e shkolles per ty. Zilet te shoqerofshin gjithmone! Vit te mbare gjithe te vegjlit e klases se pare, sot e pas dy javesh. Marrcin me te miren e prinderve dhe dhencin me te miren e ketij brezi vogelushesh me kaq vetbesim.” ka shkruar Rudina.
