Urbani përplas nipin dhe gjyshen në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Autobusi urban i linjës së Tiranës së Re ka përplasur një grua dhe një fëmijë të mitur. Ngjarja ka ndodhur para zonës së Piramidës, ku ndodhet edhe një nga stacionet e kësaj linje autobusi. Sipas të dhënave të deritanishme, gruaja dhe fëmija që mbetën të lenduar nga ky aksident janë gjyshja me nipin. Gruaja dhe fëmija janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.