Urdhri i ri, nuk lejohet regjistrimi i fëmijëve në kopshte dhe shkolla nëse…
Asnjë fëmijë nuk do të regjistrohet në kopshte dhe shkolla nëse nuk ka bërë të gjitha vaksinat. Ky është urdhëri i ri i Ministrisë së Arsimit.
Ky urdhër i ri vjen si pasojë e alarmit të fruthit që është përhapur kohët e fundit për shkak të mosvaksinimit. Ministria e Arsimit sqaron se për regjistrimet në kopshte nud të nuk do të nevojitet më certifikata e lindjes, por vetëm vërtetimi i kryerjes së vaksinave.
Urdhri i ri i plotë:
Për regjistrimet në kopsht nuk do të nevojitet më certifikata e lindjes, por vetëm vërtetimi i kryerjes së vaksinave. “Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet vetëm vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”, përcaktohet në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar
Ndërsa, pesë dokumentet e duhura për t’u regjistruar në klasën e parë, në urdhrin e ri reduktohet në vetëm dy të tilla. “Për regjistrimin fëmijës në klasën e parë paraditen këto dokumente: vërtetim i vaksinimeve nga qendra shëndetësore dhe vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoresha e kopshtit”.
Për vaksinimin, gjithashtu nuk do të ketë asnjë lëshim. Me reformën e derregullimit, do të ketë reduktim dokumentesh edhe për regjistrime në gjimnaz. Me certifikatën e lindjes online, tashmë do të nevojitet vetëm formulari i plotësuar për lëndët me zgjedhje.