Pediatri i mirënjohur që u ka shpëtuar jetën mijëra fëmijëve, në gjendje të rëndë
Doktor Polikron Çela, vëllai i shkrimtarit Mitro Çela është duke kaluar një periudhë të vështirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Pediatri i njohur, i cili ka kontribuar shumë për mjekësinë shqiptare, ndodhet në rrezik për jetën.
“Në radhë të parë kam sakrifikuar rininë time. Se kur shokët e mi iknin me pushime vere, unë punoja nëpër spitale. Jo vetëm nga dëshira për të punuar, por edhe për të siguruar diçka. Se atëherë nuk kishim. Kam sakrifikuar qetësinë e familjes sime”- Kështu është shprehur doktori i mirënjohur në një nga intervistat e tij televizive, ndërsa sot ndodhet në gjendje të rëndë.
Njeri i vlerave të mëdha, meriton që të kalojë këto momente të vështira dhe të shërojë akoma fëmijë të sëmurë.
Stafi i Kids’ Time i uron shërim sa më të shpejtë.