Urimi i Erës për ditëlindjen e Norës, më i bukuri!
Sot, këngëtarja e njohur Nora Istrefi feston ditëlindjen e saj dhe këtë ditë speciale e ka pritur me urime që në mesnatë.
Ajo duket ende si në të 20-tat e saj megjithatë, po ju tregojmë që bukuroshja sot mbush 35 vjeç! Nora ruan të njëjtat linja seksi si gjithmonë dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.
![]()
Por, kush tjetër mund t’ia bënte Norës urimin më të bukur të ditëlindjes, përveçse motra e saj, Era?
Ajo ka ndarë në InstaStory foto me këngëtaren, teksa krahas saj shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen motrës time të ëmbël ëngjëllore! Je bekim në jetën time. Të dua!”- shkruan Era.
![]()
Ndërkohë, Robert Berisha ende s’e ka uruar ish-partneren e tij, me të cilën ruan një marrëdhënie tepër të mirë.