Nuk dihet fati i tij, i ati i Arjan Salës tregon bisedën e fundit dhe shpërthen në lot
Pasditen e djeshme magazina e qendrës tregtare “Casa Italia” u përfshi nga flakët. Shefi i rojeve, i riu Arjan Sala, i cili u fut në katin nëntokë për të evakuar punonjësit, nuk është gjetur ende.
Teksa orët kalojnë, shqetësimi dhe dhimbja rriten te familjarët. Mes lotësh, i ati ka treguar bisedën e fundit me të birin për gazetaren e emisionit “Me zemër të hapur” të Evis Ahmetit.
“Dua drejtësi për çunin që ka dy ditë brenda në tunel. Për herë të fundit më ka thënë “Mirë të gjetsha në darkë”, tha ai, teksa shpërtheu në lot.