Urimi i Monika Kryemadhit për nënën e saj si një mea culpa

Nëna e Monika Kryemadhit u bë e njohur për publikun kur u thirr në Spak për të dëshmuar në lidhje me pasurinë e familjes Kryemadhi-Meta nën hetim nga Spak.

Nënë e Kryemadhit përtej sentimentit politik apo atij gjyqesor, rrëmbeu nota respekti nga komentuesit në rrjet per shkak të artikulimit dhe personalitetit të saj

Monika Kryemadhi sot e ka uruar nënën e saj ndryshe nga çdo herë.“Këtë foto Mami e ke shkrepur me 9 Prill 1974 dhe më pas ti ke vajtur në martenitet për të më sjellë në jetë mua. Me lindjen time kalove javë të tëra vështirësish në rrezik për jeten. Edhe sot që unë jam 50 vjeç dhe ti ke ditëlindjen përsëri ti përballesh me vështirësi për shkakun tim , je unike mami jam krenare për ty sepse forca jote, toleranca jote gjithmonë ka qënë pranë meje edhe pse unë bëhesha e pavëmendshme ndaj asaj që ti më ofroje , si shumë fëmijë . Ti sot ke ditëlindjen dhe unë mund shkruaj fjalë pa fund për ty por asnjëherë nuk mund të mbush boshllëkun që unë herë pas herë ta kam krijuar duke qënë egoiste për familjen time. Të lutem pranoje urimin tim sot publik për ty duke të kërkuar falje për të gjitha vështirësitë, problemet, dhimbjet që të kam krijuar sepse kur bëhesh nënë kupton se çfarë institucioni përfaqëson Ajo. Të dua mami me ate çfarë përfaqëson në jeten time”, shkruan Kryemadhi në Instagram.

Share With:
Translate »
40 Views