Urimi për ditëlindjen e Harry-t tregoi gjithçka për raportin e William me të vëllain

Princ Harry pati ditëlindjen dhe urimi që u bë në profilin zyrtar të dukës dhe dukeshës së Cambridge, tregoi gjithçka për raportin mes tyre. Princi festoi përvjetorin e 37-të dhe vëllai e kunata vendosën ta urojnë me një foto të tijën dhe shkrim: “Gëzuar ditëlindjen”.

Specialistët mbretërorë e kanë shpjeguar këtë shkrim dhe foto si një shenjë se raporti mes tyre nuk është aspak mirë dhe se gjërat janë të ftohta ende, me gjithë përpjekjet për t’i rregulluar. William përherë e ka uruar vëllain me foto të përbashkët, ndërsa tani gjërat janë ca më ndryshe. Gjasat që të zgjidhen gjërat janë të pakta, por të paktën nuk ka heshtje totale mes tyre.

Share With:
Translate »
142 Views