Vajza 5 vjeçare e përdhunuar nga vëllai: “Mami si të pushoj së qari?”
Një vajzë pesëvjeçare, e cila u përdhunua nga vëllai i saj dhe u korruptuarme një Skittles, i është lutur nënës së saj që ta ndihmojë të pushojë së qari.
Vajza e traumatizuar i lutej vazhdimisht në gjykatë nënës së saj: “Si mund të ndaloj të qaj mami? Më ndihmo! Më ndihmo”, mësohet t’i thoshte vajza nënës së saj, siç thuhet në dosjen për rastin në Gjykatën për të mitur në Brighton.
Ajo gjithashtu vuan nga tmerret gjatë natës dhe ankthi i ndarjes, ndërsa një “hije” shfaqet në fytyrën e saj sa herë që përmendet emri i vëllait.
Mamaja e vajzës së guximshme, e cila nuk mund të identifikohet ligjërisht, dha një tregim të çiltër të traumës së tmerrshme që vajza e saj vuajti nga mosha katër vjeçare.
Në atë kohë, djali ishte 12 vjeç.
Ndërsa gjykata shqyrtoi se si të merrej me të pandehurin, tani në moshën 14 vjeçare, gruas i është thënë se vajza e saj duhet të priste edhe më shumë për drejtësi.
Vajza e vogël u përdhunua vazhdimisht nga gjysmë vëllai i saj gjatë lojës së fshehur në shtëpinë e tyre. Më pas, ai i kishte dhënë ëmbëlsira për ta qetësuar.
“Kjo hije kthehet sa herë që përmendet emri i tij. Ajo u zgjua pesë herë në natë e tmerruar. Ajo ende zgjohet duke qarë dhe duke më thirrur mua. Ajo ka ankth. Fatkeqësisht e di që do të ketë më shumë kohë të vështira. Për një kohë të gjatë ajo do të duhet të merret me pasojat e përvojave të saj traumatike për pjesën tjetër të jetës. Unë jam aq e frikësuar për të ardhmen e saj”, ka thënë nëna në Gjykatë, shkruan “Mirror”.
Gjykatësi i Qarkut Tereza Szagun tha se djali duhet të përballet me një dënim më të madh se 24 muaj, që është dënimi maksimal në gjykatën për të miturit.
Gjykatës iu tha se kishte “faktorë që po rëndonin në një rast që ishte tashmë serioz”.
Djali u lirua me kusht derisa ai të dënohej në gjykatën e kurorës së Lewes, muajin e ardhshëm