Vajza dëshiron mbiemrin e nënës, ja reagimi i aktorit humorist shqiptar | Video

Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj janë prindër të një vajze të vogël prej 9 vitesh e gjysmë.

Vajza e ciftit të njohur të artistëve mban dy emra ‘Zahara Koko’, që kanë kuptim shumë të vecantë.

Në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ata treguan se vajza lindi katër vite pas lidhjes së tyre dhe emrin ia vuri Ola.

Ervini ka treguar një situatë shumë qesharake ku vogëlushja pëlqen mbiemrin e nënës. “Ajo thotë nganjëherë, unë pse mos jem: Zahara Koko Harizaj. Unë i them, je Bejler, ke mbiemrin më të bukur në botë”, tha Vini.

Ndërkohë Ola tregoi historinë e plotë të emrit të saj, të cilin e kishte menduar që në muajin e tretë të shtatzënisë. “Zahara do të thotë rrezja e parë e diellit, në momentin që del drita.

Koko më pëlqen si përkëdheli prandaj e ka emër të dytë, që ia kam vënë që në muaj të tretë. Ishte shumë e vështirë ti gjenim emrin se përfaqëson të ardhmen, me energjinë që do ketë.”

Share With:
Translate »
1294 Views